Site icon Telegrafi

Publikohet fotoja e parë e Hailey-t nuse dhe fustani ishte përrallor

Hailey dhe Justin Bieber u martuan të hënën e kaluar, por fustanin e nuses nuk e kishim parë deri sot

Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe Hailey hyri në kishë me një tendë, kështu që nuk mundëm të shihnim asgjë.

Në disa foto të kapura nga larg nga paparacët, arritëm të dallonim vetëm pak nga velloja. Vetëm tani, Hailey e ka ndarë mendjen të na e tregojë fustanin e saj dhe mund të themi që ishte përrallor.

Fustani ishte stil sirene me bisht super të gjatë, me mëngë dhe me shpatullat jashtë. Velloja ishte shumë e gjatë dhe në fund të saj shkruhej “Derisa vdekja të na ndajë”.

Fustani ishte krijuar nga stilisti Virgil Abloh dhe kishte detaje perlash dhe dantelle.

“Faleminderit që i dhe jetë vizionit tim dhe krijove fustanin tim të nusërisë. Ti dhe skuadra jote Off-White jeni të mrekullueshëm. Do të të jem gjithmonë mirënjohëse për këtë krijim të bukur”, – janë fjalët që Hailey i ka drejtuar stilistit.

Në një foto tjetër që ka postuar modelja, duket pjesa mbrapa e fustanit dhe nuk ishte më pak e bukur se ajo para. Pjesa e kurrizit ishte e hapur dhe vinte në formë V-je drejt vitheve.

Tani mezi presim fotot e fustanit të dytë! /Telegrafi/

Exit mobile version