Telegrafi

Publikohet fotografia e parë e Sanchezit me fanellë të Unitedit

Të hënën pritet edhe zyrtarizimi i Alexi Sanchezit te Manchester Unitedi.

Kjo konfirmohet sa do pak edhe me faktin se tashmë është publikuar edhe fotografia e parë e Alexi Sanchez me fanellë të Djajve të Kuq.

Sanchez duke u larguar pasi përfundoi testet mjekësore te Man Utd (Foto: Sky Sport)

Imazhi është publikuar fillimisht në rrjetet sociale dhe është shpërndarë edhe nga gazetarë anglez, gjë që të bën të bindesh se është e vërtetë.

Sipas Sky Sport, kiliani tashmë ka përfunduar edhe testet mjekësore me sukses dhe të gjithë mezi po presin prezantimin zyrtar.

Alexis Sanchez ashtu si te Arsenali, edhe te Unitedi do vazhdojë të bartë numrin 7 (Getty Images)

Sanchez me Topçinjtë këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Udineses në fotografi shikohet se ka numrin 7, që në Old Traford është numër i respektuar, sepse në të kaluarën është bartur nga lojtar si: George Best, Bryan Robson, Erik Cantona, David Beckham dhe CristianoRonaldo.

Transferimi i tij Man Utd mendohet se i ka kushtuar rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Duket se i shkon fanella e Djajve të Kuq (Foto: Twitter)