Të hënën pritet edhe zyrtarizimi i Alexi Sanchezit te Manchester Unitedi.
Kjo konfirmohet sa do pak edhe me faktin se tashmë është publikuar edhe fotografia e parë e Alexi Sanchez me fanellë të Djajve të Kuq.
Imazhi është publikuar fillimisht në rrjetet sociale dhe është shpërndarë edhe nga gazetarë anglez, gjë që të bën të bindesh se është e vërtetë.
Sipas Sky Sport, kiliani tashmë ka përfunduar edhe testet mjekësore me sukses dhe të gjithë mezi po presin prezantimin zyrtar.
Sanchez me Topçinjtë këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Udineses në fotografi shikohet se ka numrin 7, që në Old Traford është numër i respektuar, sepse në të kaluarën është bartur nga lojtar si: George Best, Bryan Robson, Erik Cantona, David Beckham dhe CristianoRonaldo.
Transferimi i tij Man Utd mendohet se i ka kushtuar rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/