Telegrafi

Publikohet fotografi nga e kaluara e Dhurata Dorës – ndryshimi që ka pësuar ndër vite këngëtarja e njohur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, e ka nisur në moshë shumë të re karrierën e saj.

“Vetë kërkove” ishte një ndër këngë hit në karrierën e saj, teksa më pas bëri ‘boom’ edhe me bashkëpunimin shumë të suksesshëm me Don Arbas.

Me kalimin e viteve, Dhurata ka pësuar ndryshime të shumta, si në stilin e muzikës ashtu edhe atë të paraqitjes së jashtme.

Faqja “Vipat e bllokut” ka sjell së fundmi në Instagram një fotografi të këngëtares Dora në fillimet e karrierës së saj.

Foto: Vipat e Bllokut/InstaStory

Atë kohë ajo dukej shumë më ndryshe se sot, ku tani ka një dukje më të kuruar në detaje për paraqitjet e saj para fansave.

Dhurata me kalimin e viteve u ngrit në famë, duke u shndërruar në një ndër këngëtaret më të pëlqyera viteve të fundit. /Telegrafi/