Telegrafi

Publikohet fotografi e rrallë nga fëmijëria e Unikkatilit

Foto: Unikkatili/Instagram

Reperi i njohur Unikkatili javë më parë mbajti një koncert gjigant për shqiptarët që jetojnë në Zvicër.

Ai ka arritur edhe njëherë të marrë vëmendjen e të gjithëve, duke performuar para mijëra fansave këngët e tij më të suksesshme ndër vite.

Viti 2018 ka shënuar një rikthim të reperit me projekte të reja në muzikë, ndërsa ka paralajmëruar se edhe shumë këngë tjera të reja do të vijnë nga ai.

Duke qenë një personazh shumë i pëlqyer nga publiku, jo pak herë në media ka zgjuar kureshtje edhe jeta e tij private, megjithëse rrallë herë ka folur rreth saj.

Së fundmi, në rrjetet sociale, ka qarkulluar një fotografi e vjetër e reperit, e realizuar në fëmijëri, e cila tregon pamjen e tij kur ishte një fëmijë shumë i vogël.

Dukja e Unikkatilit në fëmijëri (Foto: Instagram)

Fotografia është shpërndarë në rrjetet sociale nga fansat, ndërsa edhe vet reperi ndjehet nostalgjik për të kaluarën e tij kur sheh imazhe të tilla.

Unikkatili përfundoi shkollimin e mesëm në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, gjersa më vonë emigroi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend në të cilin do të zhvillonte edhe një karrierë të gjatë dhe të bujshme. /Telegrafi/