Sot ajo është një prej këngëtareve më të famshme në mbarë botën.
Por në fëmijëri, Dua Lipa ishte vetëm një vajzë e thjeshtë, e cila u rrit mes Londrës dhe Prishtinës.
Dua ka publikuar disa herë fotografi nga fëmijëria e saj, duke u treguar se sa fëmijë i ëmbël ka qenë kur ishte fëmijë.
Ndërkohë, një fotografi e publikuar së fundmi nga prej miqve të saj të fëmijërisë, e ka mallëngjyer këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare.
Ajo e ka rishpërndarë fotografinë në fjalë në InstaStory, duke kujtuar kohën kur si e vogël shëtitej në Londër me shoqërinë e klasës.
“Fotografi e vjetër nga ekskursionet shkollore”, shkroi Lipa në mbishkrimin e kësaj fotografie.
E njëjta, ua ka bërë me dije fansave të saj se kënga më e re me titull “Physical” publikohet të enjten në orën 12:00 (sipas orës lokale për regjionin e Kosovës). /Telegrafi/