Zhaklin Lekatari është opinionistja e sivjetmë e spektaklit Big Brother VIP Albania.
Ajo është mirëpritur ngrohtë nga publiku i spektaklit, ku së bashku me kolegun e saj Arbërr Hajdari do të japin opinionet e tyre lidhur me banorët e BBV Albania.
Por mesa duket me njëri prej banorëve, Zhaklin ka pasur momente të afërta rreth një vit më parë.
Bëhet fjalë për Kristin, me të cilin edhe kishte shkëmbyer një puthje publike gjatë një emisioni.
Kjo puthje ishte tema e diskutimit në hapje të natës së dytë të Big Brother VIP Albania, ku mes të tjerash Zhaklin ka shpërthyer edhe në të qeshura.
“Ajo fotografi është shkrepur një vit më parë në Love Story. Kur thonin se Kristi nuk është romantik e këso gjëra. Dhe unë e Zhaklina iu treguam ç’është autenticiteti. Ishte demonstrim”, ka treguar konkurrenti i BBV Albania. /Telegrafi/