Telegrafi

Publikohet formacioni i Kupës së Amerikës, nuk ka vend për Messin

Lionel Messi (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Kupa e Amerikës ka publikuar formacionin me lojtarët që kanë pasur paraqitjet më të mira gjatë garës.

Kombëtarja e Brazilit e fitoi trofeun e garës më të çmuar në Amerikën Latine, pasi e mposhti Perunë 3-1 në finalen që u zhvillua në stadiumin Maracana.

Selecaot e eliminuan Argjentinën në gjysmëfinale, ndërsa nga ana tjetër, peruanët e mposhtën Kilin, për t’u përballur kështu në finale.

Lexo po ashtu Brazili mposht Perunë dhe e fiton Kupën e Amerikës pas 12 vitesh

Brazili ishte nikoqir i Kupës së Amerikës për vitin 2019, derisa në formacion prijnë me pesë lojtarë, të ndjekur prej dy lojtarëve të Perusë.

Kili, Argjentina, Uruguai dhe Kolumbia, kanë nga një lojtar në formacionin e publikuar nga CONMEBOL.

Formacioni i Kupës së Amerikës për vitin 2019: Alisson, Alves, Gimenez, Silva, Trauco, Arthur, Paredes, Vidal, James Rodriguez, Everton, Guerrero. /Telegrafi/