Telegrafi

Publikohet filmi i shkurtër i dasmës së Afërdita Dreshajt

Foto: Afërdita Dreshaj/Instagram

Në qershor të këtij viti, modelja e njohur Afërdita Dreshaj dhe hokeisti çek, Jakub Kindl, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Ata organizuan një dasmë private në Miami, e cila mori vëmendjen e të gjitha medieve shqiptare dhe atyre çeke.

Më pas, çifti janë udhëtuan për në Karaibe, vend në të cilin kaluan muajin e mjaltit.

Pas dy muajve martesë, ata kanë vendosur që të ndajnë me fansat në rrjetet sociale një film të shkurtër, që tregon se si ka qenë dasma e tyre.

Ka qenë Afërdita, ajo e cila e publikoi këtë video në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, për t’iu treguar fansave disa imazhe nga martesa.

Në mbishkrimin e videos, ajo ka zgjedhur të falënderojë prouduksionin që bëri të mundur xhirimin e kësaj videoje.

“Faleminderit @albapro që e bëre ditën time të shkëlqejë më tepër”, ka shkruar Afërdita në Instagram. /Telegrafi/