Site icon Telegrafi

Publikohet episodi i ri festiv i serialit “O Sa Mirë”

Seriali shumë i dashur për publikun, “O Sa Mirë”, është rikthyer!

Në datën 2 janar të 2020-s u publikua edicioni më i ri festiv i serialit, i cili mblodhi bashkë aktorët e dikurshëm me rolet e tyre të shumë pëlqyera për fansat.

Në këtë episod të ri, patëm mundësinë që sërish të shohim disa prej roleve që e kanë shoqëruar që në fillim serialin, si: “Gjakovari”, “Drenicaku”, “Llapjani” dhe “Preshevasi”.

Një pikëpyetje e madhe ngrihet gjatë serialit se çfarë do të ndodhë me shkollën e famshme “O Sa Mirë”, për të cilën ‘Llukmani’ shprehet krenar që ka nxjerr në treg disa gjenerata.

“O Sa Mirë” u transmetua ‘live stream’ dhe tani gjendet i disponueshëm për shikuesit në kanalin YouTube. /Telegrafi/

https://youtu.be/hnGw9YVMSMg

Exit mobile version