Telegrafi

Publikohet episodi i 183-të i “O sa mirë”, mysafire speciale këngëtarja Nora Muçaj

Sot (e martë) është publikuar episodi i ri i serialit tanimë të shumëpëlqyer “O sa mirë”.

Episodi i 183-të me radhë vjen gjithashtu me shumë të reja dhe me mysafirë të rinj tejet të veçantë.

Yjet kryesore si “Drenicaku”, “Llukmani” e “Gjakovari”, edhe këtë herë janë përkujdesur që të sjellin të qeshura të shumta te publiku.

Adriana Matoshi dhe Nora Muçaj (Foto: YouTube)

Mysafire speciale këtë episod ishte edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Nora Muçaj.

Ndër tjerash, nuk munguan as momentet qesharake nga ana e “Stimës”, “Llapjanit” e po ashtu tashmë e pranishme është edhe ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta.

Për më shumë, në videon që ua sjellim më poshtë mund ta shikoni episodin e ri të “O Sa Mirë” që është lansuar në kanalin zyrtar të serialit në YouTube. /Telegrafi/