Telegrafi

Publikohet episodi i 179-të i “O sa mirë”, mysafire speciale ish-banorja e “Big Brother” Olta Sheta

O sa mirë (Foto: YouTube)

Është publikuar episodi i ri i serialit tanimë të shumëpëlqyer “O sa mirë”.

Episodi i 179-të me radhë vjen gjithashtu me shumë të reja dhe me mysafirë të rinj tejet të veçantë.

Yjet kryesore si “Gjakovari”, “Drenicaku” dhe “Llukmani” edhe këtë herë janë përkujdesur që të sjellin të qeshura të pafundme te publiku.

O sa mirë (Foto: YouTube)

Ndërkaq, mysafire speciale këtë episod ishte edhe bukuroshja nga Shqipëria, Olta Sheta, e cila u bë e njohur nga pjesëmarrja e saj në “Big Brother 3”.

Veç tjerash, nuk munguan as momentet qesharake nga ana e “Stimës”, “Llapjanit” e po ashtu nuk duhet humbur edhe moderimi i “Hetemit” si prezantues i motit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga O Sa Mirë

Për më shumë, në videon që ua sjellim më poshtë mund ta shikoni episodin e ri të “O Sa Mirë” që është publikuar në kanalin zyrtar të serialit në YouTube. /Telegrafi/