Seriali i shumë pëlqyer televiziv, “O Sa Mirë”, ka filluar sonte me episodin e 177-të me radhë.
Ashtu siç e paralajmëruam, ky sezon filloi me shumë ndryshime e po ashtu edhe me aktorë të rinj, përpos atyre që na argëtuan gjatë gjithë këtyre viteve.
Yjet kryesore të këtij seriali komik po ashtu u kujdesën që të sjellin situata të reja për shikuesit e tyre të shumtë.
Ndërkohë, mysafire speciale e episodit të 177-të ishte kreatorja Blerina Kllokoqi – Rugova, në emisionin e ri të aktorit Kushtrim Qerimi i njohur me rolin e “Llapjanit”.
Të tjerë aktorë që dhuruan spektakël ishin edhe “Sasa”, “Drenicaku”, “Profesoresha e fizikës”, “Hetemi”, pa lënë anash edhe aktorët e rinj.
Për më shumë, në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e ri të “O Sa Mirë” që është publikuar në kanalin zyrtar të serialit në YouTube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=G6W0_q9vZCw