Telegrafi

Publikohet episodi i 167-të i “O Sa Mirë”, Ministrsi i Tregtisë dhe Industrisë iu flet studentëve për taksën

Ministri Endrit Shala në episodin e 167-të i "O Sa Mirë" (Foto: O Sa Mirë/YouTube)

Është publikuar edhe episodi i 167-të i hit serialit “O Sa Mirë”.

Situata të shumta komike e presin shikuesin edhe në këtë episod, i cili ndër të tjerash pati edhe një mysafir special.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ishte i ftuar para studentëve të “O Sa Mirë”, për tu folur atyre rreth taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe, që Kosova ua ka vënë Bosnjës dhe Serbisë.

Pamje nga episodi i 167-të i “O Sa Mirë” (Foto: O Sa Mirë/YouTube)

Ndërkohë, ‘Sasa’ dhe ‘Arbnori’ do të vazhdojnë shëtitjet e tyre me plot situata satirike në Zvicër, shoqëruar nga ‘Qabi’.

Për të gjithë ndjekësit e rregullt të serialit, episodin e ri, të 167-in me radhë mund ta ndjekin në kanalin zyrtar të serialit në YouTube. /Telegrafi/