Është publikuar edhe episodi i 167-të i hit serialit “O Sa Mirë”.
Situata të shumta komike e presin shikuesin edhe në këtë episod, i cili ndër të tjerash pati edhe një mysafir special.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ishte i ftuar para studentëve të “O Sa Mirë”, për tu folur atyre rreth taksës 100 përqind ndaj produkteve serbe, që Kosova ua ka vënë Bosnjës dhe Serbisë.
Ndërkohë, ‘Sasa’ dhe ‘Arbnori’ do të vazhdojnë shëtitjet e tyre me plot situata satirike në Zvicër, shoqëruar nga ‘Qabi’.
Për të gjithë ndjekësit e rregullt të serialit, episodin e ri, të 167-in me radhë mund ta ndjekin në kanalin zyrtar të serialit në YouTube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=y2HPv9T0L3s