Seriali “O Sa Mirë” ka sjell për shikuesit episodin e 144-të.
Shumë skena interesante dhe qesharake karakterizojnë edhe këtë episod, në të cilin ngjarjet mes personazheve janë të shumta.
Fokusi kryesor është tek ‘Arbnori’ , i cili më në fund pas kaq kohësh ka arritur të jetë i pasur dhe tani po zgjedh një shtëpi për të ndërtuar.
Ngjarja më interesant zhvillohet mes ‘Xhakartës’ dhe Qabit, pasi ky i fundit vendos ta braktis, ndërsa ‘Xhakarta’ nuk i ndal të nemurat për të.
Profesori i gjuhës shqipe si gjithmonë do të ketë probleme me studentët, teksa këtë radhë debaton me Tringën.
‘Citi’ në anën tjetër mundohet si gjithnjë të vjedh diçka, por prapë nuk ia del.
“O Sa Mirë” transmetohet çdo të diele në Klan Kosova, ndërsa në të njëjtën kohë publikohet edhe në YouTube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KUmIKpfdlS4