Telegrafi

Publikohet episodi i 143-të i “O Sa Mirë”: Studentët luftojnë për provimet e fund-semestrit

Seriali “O Sa Mirë” ka sjell për shikuesit episodin e 143-të.

Skena interesante dhe plot humor janë rezervuar për shikuesit edhe në këtë episod.

Foto: O Sa Mirë/YouTube

Duke qenë se po afron fundi i semestrit, të gjithë studentët janë duke u përgatitur që të marrin nënshkrimet për të kaluar provimet.

‘Citi’ dhe ‘Lepuri’ megjithëse nuk kishin mësuar asgjë, arritën që ta nënshkruajnë kontratën për semestrin e ardhshëm, falë ‘Hakiut’ dhe ‘Llukmanit’.

Foto: O Sa Mirë/YouTube

Njëlloj vepron edhe ‘Xhakarta’, e cila paraqitet në zyrë te profesori i gjuhës shqipe për të marrë një nënshkrim.

I ftuar në këtë episod ka qenë Avdullah Hasani, i cili është pjesë e kabinetit të Qeverisë Haradinaj si koordinator për gjeneratën e re, i dërguar për të parë se si rrjedhin gjërat në kolegjin “O Sa Mirë”.

Foto: O Sa Mirë/YouTube

Situata shumë qesharake krijohen në momentin kur profesorët bashkë me studentët mundohen të paraqesin rezultate të mira para monitoruesit, por që e pasojnë fjalimin sa te njëri, sa te tjetri. /Telegrafi/