Telegrafi

Publikohet dueti “Përgjithmonë” nga Majk dhe Bardhi

(Foto: Screenshot/YouTube/Majk)

Ka ardhur dueti i shumëpritur nga fansat e dyshes, Majk dhe Bardhi, që mban titullin “Përgjithmonë”.

Dy këngëtarët e kanë shkruar tekstin dhe njëherësh e kanë bërë edhe vijën melodike të këtij bashkëpunimi.

Kënga e re ka ardhur me ‘beat’ nga DorantBeats, ndërsa incizimi është bërë nga Big Deal Records  & SBS Music.

Edhe për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Big Deal Records , ndërsa videoklipi është xhiruar nën regji të Visar Demakut.

Kastriot Rexha dhe Bardhyl Idrizi kanë bashkëpunuar edhe më herët gjatë këtij viti. Në muajin qershor ata e publikuan videoklipin e këngës “Ama”, i cili numëron mbi 15 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/