Është lansuar me videoklip bashkëpunimi ndërmjet Denik Prizrenit dhe Vesa Lumës, me titull “S’paska qenë e shkrume”.
Ilir Tolaj qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka realizuar muzikën dhe orkestrimin.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar bashkëshorti i këngëtares, reperi i njohur, Big Basta.
Miksimi dhe masterizimi i është besuar Florent Boshnjakut, ndërsa videoklipin e ka xhiruar Black Fish.
Në baladën që vjen e interpretuar mirë nga dy këngëtarët, është përfshirë edhe Astrit Stafa, i cili ka luajtur në instrumentin e buzukut. /Telegrafi/