Artistët e njohur shqiptarë, Çiljeta dhe Estto, tashmë kanë publikuar duetin e tyre të shumëpritur.
“Zemër” mban titullin projekti i dyshes, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Këngëtarët vijnë me një paraqitje atraktive, derisa gjithë vëmendjen e ka marrë artistja nga Shqipëria.
Për tekstin dhe muzikën e këtij projekti është përkujdesur vet Estto, teksa producimin e ka bërë Pllumb.
Miksimin dhe masterizimin e këngës ndërkohë e ka bërë shtëpia e hiteve, Redbox Entertainment.
Videoja e veçantë dhe verore i është besuar produksionit të njohur ‘Pro Video’.
Projekti i plotë gjithashtu është i disponueshëm në platformën YouTube. /Telegrafi/