Dokumentari i ri rreth dukeshës së Susexx-it, Meghan Markle, ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj para se të takonte Princ Harryn.
Meghan ishte ndarë nga producenti i Hollivudit, Trevor Engelson në vitin 2013. Kanal 5 ka zbuluar disa detaje të tjera në këtë dokumentar.
Çiftin ishin martuar në Xhamajka në vitin 2011, por u ndanë dy vite më vonë, pasi siç kanë thënë ata ishin të papërshtatshëm.
Fundjavën e kaluar është publikuar dokumentari “Meghan Markle: Filmi, Martesa dhe Nëna”. Në dokumentar, korrespondenti mbretëror, Ashley Pierson argumenton se karriera e aktorëve i ndau ata.
“Ata ishin së bashku për shtatë vjet dhe të dy u martuan. Problemi i martesës ishte distanca. Sapo u martuan, ajo mori një rol në serinë e “Suits” dhe ishte në Toronto dhe Los Anxhelos”, ka thënë ajo.
Trevor ishte martuar disa ditë pasi Markle u bë nënë për herë të parë me Tracey Kurland. /Telegrafi/