Site icon Telegrafi

Publikohet deklarata e nënshkruar nga partitë opozitare shqiptare në Maqedoni

Partitë opozitare shqiptare Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, mbrëmë edhe zyrtarisht e kanë nënshkruar deklaratën e bashkëpunimit nën emrin “Lidhja Evropiane për Ndryshim”.

Sot ata e kanë publikuar deklaratën që parasheh bashkëpunimin mes tyre, ndërsa deklarata përmban shtatë pika.

Pika e parë e tyre parasheh anëtarësimin e plotë dhe të pazëvendësueshëm të Maqedonisë së Veriut në BE dhe thellimin e partneritetit me SHBA-të.

Lexo po ashtu LEN nënshkruan deklaratën e koalicionit në Tetovë

Marrëveshja e tyre gjithashtu parasheh hartimin e strategjisë nacionale për kthimin e mërgimtarëve të aftë për punë.

Më poshtë e keni deklaratën e koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim

 

Exit mobile version