Site icon Telegrafi

Publikohet “Dashni”, bashkëpunimi i Sabri Fejzullahut dhe Morena Tarakut

Sabri Fejzullahu dhe Morena Taraku kanë publikuar projektin e tyre të përbashkët.

“Dashni” titullohet projekti ritmik i dyshes, që e sheh një prej legjendave të muzikës moderne me një prej bukurosheve më të ndjekura.

Muzika u punua nga LiBeats, kurse teksti nga Tim.

Videoklipi është realizuar në Shqipëri nga Max Production.

Morena kështu vazhdon aktivitetin e saj muzikor me projekte të reja pas një pauze disa mujore nga kënga e fundit.

Ndërkaq, Sabri Fejzullahu kështu vazhdon të rikonfirmojë se pavarësisht kalimit të viteve, ai është një prej më të dashurve të publikut dhe aktual në skenë.

Morena Taraku ishte së fundmi në qendër të vëmendjes pas ndarjes nga i dashuri iranian, Sasha Sobhani. /Telegrafi/

Exit mobile version