Telegrafi

Publikohet “Cold Heart” nga Dua Lipa dhe Elton John

Foto: Dua Lipa/Instagram

Elton John dhe Dua Lipa e duan njëri -tjetrin.

Dhe fansat duhet të jenë mirënjohës për këtë sepse ata u dhanë atyre së fundmi këngën e re “Cold Heart (Pnau Remix)”, e cila u publikua të premten, shkruan CNN.

Kënga përmban Johnin duke kënduar tekste nga kënga e tij e vitit 1989, “Sacrifice”, dhe Duan që vjen me tekst nga hiti klasik i Johnit, “Rocket Man” i vitit 1972.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Të dy artistët e ndanë gëzimin e tyre për këtë bashkëpunim me fansat e tyre në rrjetet sociale.

“Kjo këngë është kulmi i një miqësie të bukur me ty Dua dhe jam shumë i lumtur që tani mund ta ndajmë – shpresoj që të gjithë ta doni!”, shkroi Sir Elton John në Twitter.

Ndërkohë, artistja shqiptare shkroi në Twitter: “Elton ti je miku im dhe heroi im dhe unë kurrë nuk kam menduar se do të isha në gjendje ta them ndonjëherë këtë në një fjali”.

“Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj,” shkroi ajo. “Mirënjohëse që kam mundësinë për të bërë muzikë me ju në këtë jetë”, shkroi tutje 25-vjeçarja.

Para publikimit të këngës, John e ngacmoi atë në llogarinë e tij zyrtare në Instagram duke shkruar: “Dua, të adhuroj dhe ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme duke e bërë këtë së bashku. Mezi pres që të gjithë ta dëgjoni!”. /Telegrafi/

(Videoja është e padisponueshme për territorin e Kosovës):