Telegrafi

Publikohet biseda mes Zaevit dhe Tsipras, në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes (Video)

Një pjesë e bisedës telefonike mes kryeministrave Alexis Tsipras dha Zoran Zaev ditë kur u arrit marrëveshja për emrin dhe inserte nga nënshkrimi i marrëveshjes në Prespë, janë publikuar sot në një video nga kabineti i kryeministrit grek, Alexis Tsipras.

Nën titullin “Marrëveshja e Prespës është fitore e madhe diplomatike dhe mundësi historike” nga kabineti i Tsipras zbulojnë kur është caktuar takimi nga të dy palët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Video fillon me pejsazhe nga Prespa, ndërsa ka pamje edhe nga zyra e Tsipras.

Në video janë publikuar edhe një pjesë e dialogut mes dy kryeministrave.

“Ky është Ballkani, kjo është politika. Ti do të ballafaqohesh me vështirësi, gjithashtu edhe unë, por mendoj se historia do të arsyetojë vendimet tona”, i thotë Tsipras Zaevit.

Përndryshe, video e publikuar është pjesë e fushatës së qeverisë greke./Telegrafi/