Tre artistët e popullarizuar shqiptar, Butrint Imeri, Kida dhe Ledri, kanë prezantuar këngën e tyre më të re.
“Dale” titullohet projekti, të cilin e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Artistët vijnë me paraqitje të mahnitshme skenike në videoklipin e realizuar në Turqi.
Teksti i këngës është shkruar nga vet këngëtarët, kurse për producimin u përkujdës Çelik Lipa nga SBS Entertainment.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur Entermedia.
Kënga duket të jetë bërë për ditëlindjen e Imerit, i cili sot kremton plot 25 vite jetë.
Ky është bashkëpunimi i parë i Butrintit, Kidës dhe Ledrit që mori reagime mëse pozitive nga fansat e publiku. /Telegrafi/