Ka tash e sa kohë që këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka paralajmëruar publikimin e projektit të saj më të ri muzikor.
Së bashku me DJ Sardin, ajo është interpretuese e këngës mbështetëse për klubin futbollistik KF Tirana.
“Bardh’ e blu” titullohet kjo këngë, titulli i së cilës është frymëzuar nga ngjyrat e fanellës së lojtarëve të klubit.
Vija melodike dhe vargjet e tekstit janë punuar nga vet Ronela Hajati, ndërsa për incizimin janë kujdesur Tull Production dhe DJ Sardi.
Kjo këngë është realizuar me rastin e 100 vjetorit të ekipit të Tiranës.
Klipi i këngës është xhiruar në Stadiumin “Air Albania” me një atmosferë fantastike të futbollistëve të KF Tirana dhe klubit të tifozëve. /Telegrafi/