Morena Taraku dhe Stresi kanë ardhur me bashkëpunimin e radhës që mban titullin “Bad Girl”.
Modelja e shndërruar në këngëtare edhe në këtë projekt ka ardhur në versionin hip-hop, ndërkohë që nuk ka hezituar të ngacmojë me dukjen e saj.
Stresi, si rëndom, ka ardhur me stilin e tij të interpretimit, ashtu që kënga pritet të pëlqehet nga fansat e tyre.
Morena dhe Stresi kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën. Dueti i tyre “Ki me bo” është lansuar në vitin 2015.
Ai projekt asokohe ishte cilësuar si një hit dhe është shikuar mbi 8.5 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/