Telegrafi

Publikohet “Aventura” nga 2 Ton dhe Majk

Reperët 2 Ton dhe Majk janë bërë bashkë për të sjellur një bashkëpunim muzikor.

Dyshja realizuan duetin me titullin “Aventura” që tashmë është publikuar e shoqëruar edhe me videoklip.

Producent i këngës është Nego, ndërsa teksti dhe melodia u realizuan nga vetë reperët.

Ndërkohë, për masterizimin u përkujdes Don Gima, teksa videoklipi nga ‘N’pik Creative’.

Të plotë këngën e gjeni në kanalin zyrtar të 2 Ton në YouTube.

Theksojmë që ky është bashkëpunimi parë mes dy artistëve dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të dy mbesin të angazhuar me projekte të reja solo dhe mbrëmje të ndryshme muzikore në trojet shqiptare dhe diasporë. /Telegrafi/