Shqiptarët e Shqipërisë kanë luajtur një rol tejet të madh dhe kontribues për shqiptarët e Kosovës në luftën e fundit (1997-1999).
Teksa mijëra prej shtëpive në Shqipëri u bënë nikoqire të refugjatëve nga Kosova, në atë kohë nuk munguan edhe organizime e manifestime të shumta të bëra në mbështetje të luftës në Kosovë.
Së fundmi, në kanalin YouTube të fotografit Rrustem Haradinaj – ‘Mulosmani’ janë publikuar disa xhirime të rralla të vitit 1998 nga një koncert i mbajtur në Tiranë.
Bëhet fjalë për interpretime të artistëve të ndryshëm shqiptarë, të cilët kanë kënduar atë kohë në mbështetje të luftës në Kosovë.
Arif Vladi, Kastriot Tusha, Ledina Çelo, Elsa Lila, Manjola Nallbani janë vetëm disa nga emrat që kishin performuar në atë kohë në këtë gala koncert.
Sigurisht që këngët e interpretuara kanë pasur karakter patriotik të dedikuara rrethanave të vështira të asaj kohe, në të cilat gjendej populli i Kosovës. /Telegrafi/
https://youtu.be/2XOS-sQT328
https://youtu.be/9PSWTzy4JNc
https://youtu.be/_mgBuj0AFH4
https://youtu.be/a9hzz4eI_oY
https://youtu.be/-2F_zmjuGmg
https://youtu.be/YBWNEAXpL5c