Telegrafi

Publikohen të tjera imazhe nga festa e ditëlindjes së 24-të të Dua Lipës

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e 24-të.

Me këtë rast, ajo mori urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Dua e festoi 24 vjetorin e saj në një festë të madhe, e shoqëruar nga familja, shoqëria dhe i dashuri i saj i ri, Anwar Hadid.

Lexo po ashtu Dua Lipa shfaq linjat atraktive dhe bën sërf në pushimet me të dashurin, Anwar Hadid në Malibu

Së fundmi, ajo vendosi të publikojë në rrjetin social Instagram disa fotografi nga festa madhështore, e realizuar enkas për ditëlindjen e saj.

“24, kam qeshur shumë së fundmi, faleminderit të gjithëve për urimet, e lumtur për vitin që po vjen, ju dua”, kanë qenë fjalët e këngëtares Lipa.

Të hënën, ajo pritet të jetë pjesë e spektaklit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, event ky në të cilin ajo është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj “Electricity” në bashkëpunim me Silk City. /Telegrafi/