Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e 24-të.
Me këtë rast, ajo mori urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Dua e festoi 24 vjetorin e saj në një festë të madhe, e shoqëruar nga familja, shoqëria dhe i dashuri i saj i ri, Anwar Hadid.
Së fundmi, ajo vendosi të publikojë në rrjetin social Instagram disa fotografi nga festa madhështore, e realizuar enkas për ditëlindjen e saj.
“24, kam qeshur shumë së fundmi, faleminderit të gjithëve për urimet, e lumtur për vitin që po vjen, ju dua”, kanë qenë fjalët e këngëtares Lipa.
Të hënën, ajo pritet të jetë pjesë e spektaklit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, event ky në të cilin ajo është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën e saj “Electricity” në bashkëpunim me Silk City. /Telegrafi/