Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar se i janë publikuar të dhënat e saj personale dhe dokumente në mënyrë të paautorizuar nga një mashkull, dhe po ashtu një tjetër person poston vazhdimisht në rrjetin social Facebook nxitje të urrejtjes ndaj saj.
Rasti është raportuar të enjten në rrugën “Nënë Terezë” në Prishtinë, të enjten në ora 10:00.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i janë publikuar të dhënat e saja personale dhe dokumente në mënyrë të paautorizuar nga një mashkull/K, si dhe një tjetër mashkull/K poston vazhdimisht në rrjetin social Facebook nxitje të urrejtjes ndaj saj”, thuhet në raportin e Policisë.
Lidhur me rastin është informuar prokurori. /Telegrafi/