Telegrafi

Publikohen më shumë foto të Messit me Yamal kur ishte vetëm 6 muajsh – Leo në fakt po e lante talentin e madh

Janë publikuar edhe më shumë fotografi të Lionel Messin me Lamine Yamal, kur ky i fundit ishte vetëm 6 muajsh dhe argjentinasi po e lante atë.

Gjatë ditës së djeshme u publikua një fotografi kur Messi shihej teksa e ‘bekonte’ spanjollin Yamal.

Fotografia e publikuar shpejt u bë virale, pasi të gjithë ishin të mendimit të njëjtë, se Yamal ishte ‘bekuar’ me talent pikërisht nga Messi.

Por, a jeni gati për më shumë përmbajtje apo fotografi të dyshes Messi-Yamal?

Gazeta Diario Sport ka ndarë fotot e tjera të argjentinasit me Yamal të cilat datojnë nga viti 2008 – kur ky i fundit ishte vetëm gjashtë muajsh në atë kohë!

Fotot janë bërë për një kalendar të veçantë të Barcelonës me Messin si figurën kryesore, natyrisht.

Lamine do të bëhej pjesë e akademisë La Masia vetëm pesë vjet më vonë, kështu që rastësia është befasuese.

Një nga fotot u shpërnda nga babai i Lamine Yamal në rrjetet e tij sociale, kështu që po, gjërat janë reale. /Telegrafi/