Telegrafi

Publikohen rezultatet finale për drejtor të RTK-së, u.d. drejtori aktual Ahmetxhekaj merr më së shumti pikë

Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së të shtunën ka intervistuar kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, dhe në bazë të rezultateve u.d. aktual i ERK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj është vlerësuar me më së shumti pikë.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Bordi i RTK-së, në intervistë janë paraqitur pesë kandidatë.

Tre kandidatë që kanë qenë në testin me shkrim (Fisnik Durguti, Fadil Hoxha dhe Hysen Hundozi) nuk janë paraqitur në intervistë.

“Ashtu siç ka qenë i gjithë ky proces, edhe procesi i intervistimit ka qenë tërësisht transparent, ku kanë marrë pjesë nëntë monitorues, duke përfshirë shoqërinë civile, Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm BE-së në Kosovë dhe tri sindikatave të RTK-së”, thuhet në njoftim.

Kandidatët janë përgjigjur në pesë pyetjet e njëjta te përpiluara nga komisioni (një orë para intervistës), ndërkaq secili anëtar i komisionit vlerësimin e ka bërë në mënyrë të pavarur për secilën pyetje.

Gjithashtu, në kuadër të transparencës dhe vlerësimit korrekt, anëtarët e komisionit e kanë arsyetuar vlerësimin për secilën pyetje para anëtarëve të tjerë të komisionit dhe monitoruesve.

Ky është rezultati final që ka rezultuar nga testimi me shkrim dhe intervista me gojë:

Vendimi formal, kandidatëve do t’u dërgohet brenda afatit kohor ligjor, thuhet në njoftim. /Telegrafi/