Site icon Telegrafi

Publikohen rezultatet e PIRLS 2021, nxënësit e Kosovës jo të mirë në lexim 

Në qershor të 2021 nxënësit e disa shkollave që ishin përzgjedhur në Kosovë për herë të parë kanë marr pjesë në Testin ndërkombëtar për lexim PIRLS 2021 (Progress in International Reading Literacy Study).

E PIRLS sot ka publikuar këto rezultate, ku sipas tyre shihet se nxënësit e Kosovës nuk qëndrojnë mirë në lexim, raporton Telegrafi.

Rezultati i Kosovës është 421 pikë në renditje, mesatare kjo dukshëm më e ulët se pikët prej 500 të PIRLS.

Shqipëria në këtë testim ka 513 pikë, Serbia 514, Mali i Zi 487, Maqedonia e Veriut 442.

Ndërkaq, vendet e para në këtë renditje janë Singapori 587 pikë, Hong Kong 573, Rusia 567, Anglia 558, Finlanda 549, etj.

PIRLS është një studim ndërkombëtar i prirjeve në lexim, i cili zhvillohet që nga viti 2001 dhe mbahet çdo 5 vjet dhe aktualisht marrin pjesë 50 shtete.

E në vitin 2021 për herë të parë ka marr pjesë edhe Kosova dhe pjesë e testit ishin vetëm nxënësit e klasave të katërta.

Ndryshe, ky lloj testimi qëllim ka matjen e arritjeve të nxënësve të klasave të katërta në lexim, ndërkaq shërben për krahasimin e efikasitetit të metodave të mësimdhënies në një kontekst global.

Ndryshe, rezultatet tregojnë se 43 vende kishin arritje relativisht të larta në lexim në klasën e katërt si grup.

Më tej thuhet se kur merret parasysh arritja mesatare, është e rëndësishme për të pasur parasysh se çdo vend ka disa lexues shumë të mirë si dhe disa lexues “në vështirësi”. /Telegrafi/

Exit mobile version