Telegrafi

Publikohen pamjet, Ronaldo largohet me veturën e tij nga qendra stërvitore e Juventusit

Cristiano Ronaldo është përshëndetur me të gjithë te Juventusi.

Ylli portugez ka mbërritur në orën 9:20 në qendrën stërvitore Continassa të Juventusit.

Ronaldo ka qëndruar për dy orë aty, ku është përshëndetur me stafin teknik, bashkëlojtarët dhe të gjithë punonjësit e Juventusit.

Gazetari i njohur italian Romeo Agresti i ‘Goal Italia’, ka publikuar pamjet e largimit të Cristianos nga qendra stërvitore.

Pas dy orëve qëndrim, Ronaldo u largua dhe më nuk do të rikthehet në qendrën stërvitore Continassa.

Ylli portugez ka vendosur t’i jap fund aventurës te Juventusi pas tri viteve qëndrim në Allianz Stadium.

E ardhmja e 36-vjeçarit është në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Kujtojmë që Ronaldo ka marrëveshje personale me Manchester Cityn, ku e pret një kontratë dy vjeçare me pagë vjetore prej 28 milionë eurove në sezon. /Telegrafi/