Pas aktiviteteve në pjesën veriore të Gazës, forcat tokësore izraelite u zhvendosën edhe në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku u publikuan video që vërtetojnë aktivitetet në këtë zonë.
Ky është konfirmimi i parë i një operacioni të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në jug të Gazës, në luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit, transmeton Telegrafi.
Videoja, e shpërndarë nga Al Jazeera, tregon një tank izraelit që vepron në rrugën Salah El-Din, rruga kryesore veri-jug të Gazës, më pak se pesë kilometra në veri të Khan Younis.
Një nga provat është publikuar nga gazetarë nga Gaza. Ata filmuan sulmin ndaj civilëve në rrugën Salah El-Din. Të dielën, zëdhënësi i IDF-së tha se Izraeli po zgjeron operacionet tokësore në të gjithë Rripin e Gazës.
Në një video të veçantë të xhiruar nga një gazetar i Gazës, të shtënat me armë mund të dëgjohen para qytetit Deir al Balah në jug të Gazës.
Të hënën, IDF shkroi në X se “boshti Salah a-Din përfaqëson një fushëbetejë” në zonën Khan Younis dhe se “luftimet dhe përparimi ushtarak i IDF në zonën Khan Younis nuk lejon lëvizjen e civilëve përmes Salah Al -Din në pjesë në veri dhe lindje nga qyteti i Khan Yunis”.
IDF-ja shtoi se do të lejonte lëvizjen humanitare të civilëve përmes aksit të unazës që ndodhet në perëndim të Khan Younis dhe listoi rrugët shtesë që do të përdoreshin nga civilët.
Në fillim të luftës, ushtria izraelite u tha 1.1 milion njerëzve në veri të Gazës që të evakuonin menjëherë nga shtëpitë e tyre në jug të Gazës, një urdhër që Kombet e Bashkuara e quajtën “të pamundur”. /Telegrafi/
Israeli tanks fire at innocent civilians at Salah al-Din Street near the city of Deir el-Balah in the central Gaza Strip.#GazaGenocide #GazaHolocaust pic.twitter.com/YqIPg1dPgo
— Quds News Network (@QudsNen) December 4, 2023