Telegrafi

Publikohen pamjet që tregojnë momentet e fundit, para se një burrë me ngjyrë që qëllohet nga forcat e New Jersey – në orët e para të 23 majit

Avokati që përfaqëson familjen e një burri të New York-ut, i cili u vra nga policia e New Jersey, thotë se Zyra e Prokurorisë së Përgjithshme, nuk i dha familjes së tij, mundësinë e mjaftueshme për të parë videon e ngjarjes, para se të lëshohej publikisht të hënën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lidhur me këtë rast Prokuroria e Përgjithshme e hodhi poshtë pretendimin duke thënë se i ofroi mundësi të shumta familjes për t’i parë pamjet, por ato nuk u morën nga të afërmit e viktimës.

Konflikti mes të dyja palëve fitoi vëmendjen kombëtare gjatë fundjavës kur familja e 28 vjeçarit Maurice Gordon, u bëri thirrje zyrtarëve të New Jersey, të japin informacione në lidhje me vdekjen e tij.

Thirrjet e tyre u bënë jehonë nga politikanë dhe anëtarë të komunitetit, si dhe nga qytetarët e ndryshëm në rrjete sociale.

Gordon u shqiptua i vdekur afërsisht 28 orë pasi braktisi shtëpinë e mikut të tij në Poughkeepsie të New York më 23 maj./Telegrafi/