Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet që pretendohet se shfaqin momentin kur spitali goditet me raketë në Gazë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës, ka fajësuar militantët palestinezë.

“Ta di e gjithë bota! Terroristët barbarë janë ata që sulmuan spitalin në Gazë, e jo IDF-ja. Terroristët që vranë brutalisht fëmijët tanë, tani po vrasin fëmijët e tyre”, tha Netanyahu, transmeton Telegrafi.

E Hamasi për shpërthimin në spital dhe vdekjen e mbi 500 personave, ka akuzuar forcat izraelite për një sulm ajror, derisa ushtria izraelit thotë se bëhet fjalë për një raketë ta xhihadit islamik palestinez (PIJ).

Lexo po ashtu Alarm për sulme ajrore, evakuohet aeroplani ku gjendej kancelari gjerman në Tel Aviv - disa u detyruan të shtriheshin në pistë

Ministria e Punëve të Jashtme, ka publikuar videon ku pretendohet se shihet sesi “PIJ godet me raketë spitalin në Gazë”.

“Xhihadi islamik palestinez më 17 tetor rreth orës 19:00 ka shkrepur një breshëri raketash në drejtim të Izraelit. Një prej tyre ka goditur spitalin Ali Ahli në Gazë, duke shkaktuar dëme të mëdha – duke vrarë qindra palestinezë dhe plagosur shumë tjerë”, u tha ndër tjera nga ministria.

Gjithashtu thuhet se IDF-ja nuk ka kryer kurrfarë operacionesh në atë rajon, në momentin kur ka ndodhur goditja me raketë në spital. /Telegrafi/

 

Exit mobile version