Telegrafi

Publikohen pamjet nga konfrontimi i McGregor me fansin, të cilit ia theu telefonin

Conor McGregor (Foto: Getty Images/Guliver/TMZ)

Ditë më parë, Conor McGregor u konfrontua me një fans në Miami, pasi ai ishte përpjekur që ta fotografonte.

Ylli i UFC-së e kishte goditur në dorë fansin duke ia thyer telefonin dhe më pas ia ka marrë atë.

Për këtë arsye, irlandezi i famshëm ishte arrestuar dhe u detyrua të paguante garanci që të mbrohej në liri.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Conor McGregor

Dhe derisa është në pritje të seancës gjyqësore, në internet janë publikuar pamjet nga momenti kur 30-vjeçari është konfrontuar me fansin.

Në pamjet e publikuara nga TMZ, shihet McGregor teksa ia ka rrëzuar telefonin fansit, tenton ta thyejë më shumë dhe pastaj e merr me vete. /Telegrafi/