Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet nga fillimi i sulmit të armatosur në Philadelphia

Gjatë të shtunës mbrëmë në Philadelphia në jug të qytetit janë qëlluar për vdekje tre persona dhe 11 tjerë janë plagosur, pasi një person hapi zjarr mbi civilët.

Gjatë një konference të mbajtur sot, prokurori Larry Krasner tha se pret që së shpejti të prezantohen të gjitha provat dhe të njëjtën kohë bëri të ditur se janë duke vazhduar hetimet, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që të shtunën filluan të shtënat në jug të vendit, pak çaste pas mesnate. Policia në Philadelphia i ishte përgjigjur telefonatës për të shtëna armësh.

Lexo po ashtu Sërish të shtëna masive në SHBA, qëllohen me armë 13 persona në Philadelphia – dy prej tyre humbin jetën

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes kishin hasur në të dyshuarin mbi të cilin hapën zjarr. E shumë prej të plagosurve u dërguan me helikopterë në spitalet më të afërta për trajtim.

Një video e publikuar nga Krasner shfaq momentin kur ndodhin të shtënat, dhe turma e qytetarëve fillon të vrapojë në të gjitha anët me shpresën se do t’i shpëtojnë më të keqes. /Telegrafi/

Exit mobile version