Telegrafi

Publikohen pamjet kur shpëtohen tetë persona, të bllokuar brenda hotelit të “gllabëruar” nga orteku në Itali (Video)

Tetë persona duke përfshirë edhe fëmijë janë gjetur të bllokuar të gjallë në një hotel italian që u godit nga një ortek.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë ekipet e shpëtimit që kanë përdorur duart e tyre për të gërmuar në borë, për të liruar ata nga ndërtesa.

Lexo po ashtu Mesazhe tmerruese nga të “varrosurit” brenda hotelit, pas ortekut vdekjeprurës në Itali (Foto/Video)

Ekipet e shpëtimit lokalizuan grupin i cili ishin fshehur në një kuzhinë të hotelit të bllokuar për rreth 40 orë, ku kishin ndezur zjarr dhe kishin ngrënë gjërat e gjendura në dollapët aty.

Lexo po ashtu Publikohen fotot e para të gjendjes së hotelit italian, pas "gëlltitjes" nga orteku (Foto)

Ata të gjithë janë nxjerrë nga aty dhe janë dërguar në spitalet në qytetet e Pescara dhe Aquila.

Dhe për këtë ngjarje janë publikuar edhe pamjet, ku shihen dy njerëz, njëri djalë i ri, duke u shpëtuar. /Telegrafi/