Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet kur shpëtohen foshnjat që kishin ngecur nën rrënoja, pas tornadove të fuqishme në Kentucky

Janë publikuar pamjet kur dy foshnja nxirren gjallë nga rrënojat e shkaktuara, si pasojë e tornadove që goditën Shtetet e Bashkuara gjatë javës së kaluar.

Foshnjat ishin futur në vaskën e tualetit nga gjyshja, me shpresën se do t’i mbijetojnë tornadove në Kentucky, transmeton Telegrafi.

Por erërat e forta kishin shkulur tualetin nga shtëpia duke e hedhur në oborr, ku ekipet e shpëtimit i gjetën pothuajse pa asnjë lëndim serioz.

Ato u ribashkuan me gjyshen dhe më pas u dërguan me urgjencë në spital për kontrolle të detajuara.

Ndryshe tornadot që goditën Kentucky gjatë javës së kaluar, ua morën jetën të paktën 76 personave, duke shkatërruar qindra shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version