Telegrafi

Publikohen pamjet kur policia britanike arreston shqiptaren që mbyti me thikë një 7-vjeçare

Policia britanike ka publikuar pamjet kur një grua paranoike arrestohet, pasi kishte therur për vdekje një vajzë 7-vjeçare në park.

Eltion Skana, 30-vjeçe, u dënua me burgim për vrasjen e Emily Jones të cilën e preu me thikë në fyt, transmeton Telegrafi.

Kjo vajzë e vogël po luante me skuterin e saj, pak momente para se të ndodhte sulmi në parkun Queen të Boltonit.

E kur policia e arrestuan Skanën me origjinë nga Shqipëria, ajo u tha ka me vete letërnjoftimin, thikën, një shishe me ujë dhe një pije freskuese brenda çantës që e barte në shpinë.

Skana u dënua sot në gjykatën e Minshullit të Manchesterit. E familjarët e Emily e kanë përshkruar sot vrasjen e 7-vjeçares si një vepër monstuoze. /Telegrafi/