Në faqen zyrtare të Big Brother VIP Albania janë publikuar pamjet e momentit kur banori Gjesti kapërcen murin rrethues të shtëpisë.
Ky veprim, i cili u raportua pak ditë më parë, tashmë është konfirmuar përmes videos së publikuar nga produksioni.
Në pamjet filmike, Gjesti shihet i hipur mbi murin e lartë të shtëpisë së, duke u përpjekur të dalë jashtë.
Pas disa sekondash, ai arrin të kalojë murin dhe të zbresë në një zonë e cila është gjithashtu e mbuluar nga kamerat e vëzhgimit.
Nuk dihet ende cili ka qenë motivi i këtij veprimi, edhe pse ai është shprehur se ka qenë shumë I ngarkuar, por, sipas rregullave të formatit, dalja nga zona e lejuar konsiderohet një shkelje e rëndë.
Si pasojë e këtij veprimi, në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi, i cili pritet të hapet gjatë spektaklit të së shtunës.
Ky zarf mund të përmbajë një dënim për Gjestin, që në rastin më ekstrem mund të çojë edhe në përjashtimin e tij nga gara.
Të gjithë sytë tani janë tek spektakli i nesërm, ku pritet që produksioni të marrë një vendim përfundimtar mbi këtë incident, ndërsa publiku mbetet në pritje të reagimeve të banorëve dhe të drejtuesve të programit. /Telegrafi/