Telegrafi

Publikohen pamjet kur Çedomir Jovanoviq rrah me reket tenisi pronarin e një klinike private në Beograd

E përditshmja serbe Kurir ka arritur të sigurojë videon e 18 korrikut, në të cilën shihet se si lideri i partisë serbe LDP, Çedomir Jovanoviq godet me reket tenisi Zharko Ivkoviqin.

Jovanoviq ishte bërë temë e ditës me incidentin që kishte ndodhur në Beograd të Serbisë, kur edhe sulmoi pronarin e qendrës për terapi fizikale “Fizio”, Zharkok Ivkoviq, të cilin e goditi me dhjetëra herë me reket tenisi, transmeton Telegrafi.

E pas incidentit në vend të ngjarjes kishte dalë policia për të intervistuar Jovanoviqin, por edhe viktimën e sulmit që u filmua nga kamerat e sigurisë në rrugën Millutin Millankoviq.

Asokohe ishte raportuar se gjithçka i parapriu një grindje verbale pas lokalit, ku më pas eskaloi situata dhe Jovanoviq kapi reketin e tenisit me të cilin e rrahur Ivkoviqin. /Telegrafi/