Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet kur Bellingham i tha Southgates “bëjë diçka” ndërsa po shpartalloheshin nga Spanja

Gjatë pjesës së dytë të humbjes 2-1 të Anglisë në finalen e Euro 2024 nga Spanja, Bellingham ishte i frustruar me Gareth Southgate, sipas Mark Ogden të ESPN.

Pamjet e reja janë shfaqur ku Bellingham i afrohet trajnerit të tij dhe i bërtet pasi Nico Williams humbi një shans nga afërsia e zonës pas 56 minutash.

Ogden pretendoi se Bellingham i kishte kërkuar Southgate të ‘ndryshonte diçka’ dhe, disa minuta më vonë, Harry Kane u largua për Ollie Watkins.

Në video, Bellingham mund të shihet duke bërtitur drejt bankinës, teksa përndiqte vijën anësore përpara se të kthehej për t’u përballur me një pasim.

Lexo po ashtu Tifozët e Anglisë kanë gjetur momentin e saktë kur e kuptuan se kanë humbur finalen e Euro 2024

Bellingham pati një turne të vështirë në nivel personal dhe dukej se po luftonte me lodhjen në finale pasi Spanja dominoi betejën e mesfushës në pjesën e dytë.

21-vjeçari hyri në turne pas një sezoni të parë mahnitës në Real Madrid, i cili përfundoi me tre trofe duke përfshirë Ligën e Kampionëve dhe ishte një nga lojtarët kryesorë në skuadrën e Anglisë. /Telegrafi/

Exit mobile version