Telegrafi

Publikohen pamjet e tmerrshme: Vetura rrokulliset dhjetëra herë në kodrën e rërës (Foto/Video, +18)

Një garë me vetura plot adrenalinë për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi, kur vetura sportive 4×4 derisa po ngjitej në një kodër në Saharë rrokulliset me dy persona brenda saj.

Kamerat amatore kanë filmuar momentin, kur vetura rrëshqet në rërë dhe fillon të rrokulliset prej majës së kodrës, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet sa rëndë janë lënduar dyshja që ishin brenda veturës, apo nëse i kanë mbijetuar përplasjes.

Gara në rërë është një garë e zakonshme për turistët që vizitojnë Lindjen e Mesme. Shumë prej tyre marrin me qira vetura për ta bërë një gjë të tillë. /Telegrafi/