Telegrafi

Publikohen pamjet e tmerrshme: Vetura godet drejtpërdrejt motoçiklistin i cili mbetet i vdekur në vend (Video, +18)

Një motoçiklist ka humbur jetën në një aksident trafiku në Tajvan, duke u përplasur nga një veturë të cilën po e ngiste një femër.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar, kurse videoja e publikuar në internet shfaq momentin kur motoçiklisti pas goditjes së drejtpërdrejt, bie nga një pjesë shkëmbore mbi 20 metra e lartë dhe mbetet i vdekur në vend, transmeton Telegrafi.

Gruaja e cila po ngiste veturën në rrugët plot kthesa në një mal, para se të përplasej drejtpërdrejt me motoçiklistin tenton të ndërrojë korsinë në vijën e plotë, ku si pasojë e këtij veprimi të pamatur e godet burrin.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike të kësaj zone. /Telegrafi/